Të martën, më 1 gusht 2017, në Gjilan do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Nga bletarët kërkohet që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se dezinsektimi do të bëhet nga ora 20:00-24-00.
Përndryshe, deri më tani janë kryer dy faza të dezinsektimit, më 16 qershor dhe më 8 korrik, për katër ditë me radhë.
Aksioni organizohet nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa realizohet nga kompania “Fauna”.