Nga e hëna në komunën e Prishtinës do të nis faza e dytë e dezinsektimit në komunë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi ka bërë të ditur lagjet në të cilat do të nis faza e dytë.
“Të dashur qytetarë, të hënën me 28 qershor 2021, duke filluar nga ora 19:30 fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Dezinsektimi fillon nga lagjet: Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat. Ndërsa vazhdon sipas orarit të prezantuar si më poshtë në lagjet e tjera” ka shkruar Ahmeti.