Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.
Sipas tij, dy fazat e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit edhe të qytetarëve.
“Të dashur qytetarë, nesër me 12 korrik 2021, duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor. Dy fazat e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit tuaj, andaj shpresojmë në bashkëpunim edhe këtë herë”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka publikuar orën dhe ditën e secilës lagje të kryeqytetit për kohën se kur do të kryhet dezinsektimi.