Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga nesër më 26 gusht do të fillojë dezinsektimi hapësinor në Prishtinë.
Duke potencuar se këto ditë qytetarët po ballafaqohen me vërshim të mushkonjave, ai thekson se çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale.
Ahmeti tutje ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit është fazë shtesë.