Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të hënën në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Gjilan, 13 korrik – Të hënën në Gjilan fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor.

Dezinsektimi përfshinë qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve të tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori komunal i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjasë pesë ditë me radhë, pra nga 16-20 korrik.

Nga bletarët kërkohet që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet, të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera të dëmshme.