Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të hënën mbyllet për qarkullim rruga “Luan Haradinaj”

Të hënën do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve nga rruga “Luan Haradinaj” dhe nga hyrja e Ambasadës së Kroacisë në kryeqytet, si dhe nuk do të lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, për shkak të ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës.

Autoritetet policore njoftuan se ceremonia do të mbahet në orën 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia njoftoi se në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitete të larta shtetëore dhe ndërkombëtare.

“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në komunikatë.