Merret vesh se të hënën, më 23 tetor, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Sipas rendit të ditës, të paraparë për këtë mbledhje, pritet që të caktohet edhe seanca e legjislativit. Për shkak të angazhimit të kreut të legjislativit, atij të Qeverisë, ministrave e deputetëve në fushatën për zgjedhjet lokale, që do të mbahen të dielën, Kuvendi gjatë kësaj kohe është mbledhur më rrallë se që ia kërkojnë detyrimet kushtetuese.
Kryesia ka paraparë për mbledhjen e së hënës (është thirrur për orën 11) këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
Edhe
Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskuton për funksionalizimin e trupave punuese
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Edhe
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave