Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon të hënën (sot).
Sipas rekomandimeve të stafit mjekësor, këtë vaksinë vjetore mund ta marrin të gjithë personat e moshës 6 muaj e lartë.
“Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Për shkak të rrezikut të lartë për komplikime serioze, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore rrezikohen edhe nga komplikimet me COVID-19.
MSH-ja rekomandon që ata të cilët vaksinohen kundër gripit sezonal, gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
-
Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
-
Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
-
Javën e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit sezonal
-
600 qytetarë vaksinohen për katër ditë kundër gripit sezonal, interesimi më i madh është te të moshuarit
-
Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja nëpër QKMF