Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të hënën borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë së hënës do të mbajë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu e me borë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 2-3 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.