Shërbyesit civilë në nivelin qendror kanë hyrë në grevë një orëshe.
Sipas kryesindikalistëve, që të gjithë shërbyesit civilë i janë përgjigjur grevës, raporton KTV.
Ata kanë dy kërkesa: rritjen e koeficientit të pagës në Projektligjin për paga për 40 për qind të vlerës së koeficientit dhe njohjen e statusit të ish-shërbyesve civilë të larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të ’90-ta.
Nëse Qeveria nuk reflekton mbi kërkesat e tyre, ata kanë thënë se do të shikojnë mundësitë për masa tjera të vazhdimit të grevës.
Artikuj të ngjashëm
-
Federata e Sindikalistëve të Shërbyesve Civilë kundër grevës
-
Shërbyesit civilë të Prishtinës në grevë gjithëditore
-
Shërbyesit Civilë e pezullojnë grevën, pos atyre të Prishtinës që e radikalizojnë atë
-
“Shërbyesit civilë, kategori e harruar nga institucionet”
-
Shërbyesit civilë edhe nesër në grevë, presin marrëveshjen me qeverinë