Asnjë shërbim për qytetarët nuk është kryer gjatë ditës së enjte nga nëpunësit e Komunës së Prishtinës, që janë shërbyes civilë, meqë ata kanë hyrë në grevë gjithëditore, nga e cila kanë thënë se nuk do të dalin pa u plotësuar kërkesa për rritje të koeficientit të pagës.
Kryesuesi i Këshillit grevist për shërbyesit civilë të Prishtinës, Ahmet Gashi, ka thënë se ata kanë përshkallëzuar grevën, sepse kërkesa e tyre nuk është plotësuar, shkruan sot Koha Ditore.
Shërbyesit civilë kanë kërkuar një rritje prej 40 për qind të koeficientit në Ligjin për paga, ka thënë Gashi.
“Këtë kërkesë ka dy javë që e kemi iniciuar dhe është e bazuar në Ligjin për kryeqytetin, ku Prishtina merr status të veçantë. Por edhe puna e shërbyesve civilë ka volum shumë më të madh, prandaj ajo edhe nuk mund të jetë njësoj sikurse në komunat e tjera”, ka thënë Gashi...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)