Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti kanë rezultuar negativ nga testimet për koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, transmeton KOHA.
“Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë negativ dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmëroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH”, thotë Kadolli- Halili.
Ajo thotë se edhe të vetizoluarit kanë treguar përgjegjësi të lartë.
“Gjithashtu, kolegët nga QKMF dhe gjithë Kosova .Falënderim i veçantë për të vetizoluarit që kanë treguar një seriozitet dhe përgjegjshmëri gjatë këtyre dyjavëve. Vazhdojmë me punë nga e hëna duke respektuar rekomandimet nga IKSHP dhe MSH. Ne do jemi aty për ju”, thotë ajo.
-
KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesa për institucionet
-
Vapa në Pallatin e Drejtësisë, Komercialja liron punonjësit me sëmundje kronike
-
AUV: Ende s’ka rezultate zyrtare për mostrat e marra në qumështoren “Vita”