Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se ligjet e paketës anti-shpifje janë një kërcënim për fjalën e lirë.
Çipa tha se duhet bërë çdo gjë që të zhbëhen këto ligje, asi pasi draftet kanë probleme shumë serioze dhe kthejnë censurën në vend.
“Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurës mbi një draft të tillë siç po bën qeveria.
Ky draft mbart në vetvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës siç është AMA, bordi i AMA ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft”, u shpreh Çipa/Shqip.
Artikuj të ngjashëm
-
Gazetarët e Shqipërisë në protestë, ligjin “antishpifje” e quajnë ligj diktature
-
Rishikim apo shfuqizim i paketës antishpifje në Shqipëri?
- Një vit i zi për lirinë e shprehjes në trojet shqiptare!
-
Kuvendi i Shqipërisë miraton pakon anti-shpifje të Edi Ramës
-
Në Shqipëri nis protesta kundër paketës “antishpifje”