Është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, paketa anti-shpifje, e cila ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit midis gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.
82 deputetë dhanë votën e tyre për paketën për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në median online, ndërsa gazetarët e konsiderojnë kapje dhe kontroll mbi median.
Vetëm 13 deputetë u shprehën kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Me paketën e re, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme. Gazetarët argumentojnë se AMA nuk mund të marrë kompetenca që i takojnë gjykatës.
Tashmë do të jetë Presidenti i Republikës që do të vendosë nëse do e dekretojë ligjin apo do e rikthejë për shqyrtim në Parlament./tch
-
Gazetarët: Paketa “antishpifje” është përpjekje për të kapur median online
-
Rama: Ligjin për median do e miratoj dhe nuk dua t’ia di për njeri!
-
Në Shqipëri nis protesta kundër paketës “antishpifje”
-
Në Shqipëri sot pritet të votohet paketa “antishpifje”, gazetarët në protestë
-
Rama nuk heq dorë nga pakoja anti-shpifje, mediat paralajmërojnë protesta në ditën e votimit