Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha partitë politike në pritje të vendimit të presidentit Thaçi

Foto: Koha

Spektri politik në Kosovë është në pritje të vendimit që mund të marrë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Vetë Haradinaj ka paralajmëruar se nga fillimi i javës do t’i informojë edhe zyrtarisht krerët e institucioneve për vendimin e tij për dorëheqje. Në kohën kur Haradinaj dha dorëheqje, në Kosovë nuk ishte as kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ndodhej në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është autoriteti kompetent që të ndërmarrë veprimin e parë nuk ka dhënë ndonjë njoftim të ri, përveç një reagimi që e kishte të premten në rrjetin social Facebook.

Thaçi kishte shkruar aty se si President i Republikës së Kosovës do të veprojë bazuar në kompetencat e tij dhe Kushtetutës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.

Ndërkaq, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë thënë se kryesia e partisë do të mblidhet së shpejti për të marrë vendime për hapat e mëtutjeshme pas dorëheqjes së kryeministrit.

Në anën tjetër, opozita është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. Ky ishte qëndrim i shprehur nga opozita edhe para dorëheqjes së Haradinajt.

Edhe Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, kërkon marrëveshje për presidentin ose zgjedhje Arbëri Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, kërkon marrëveshje për presidentin ose zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga presidenti i Kosovës që t’i nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se "LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.

/shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë/