Arbëri

Të enjten Kuvendi formon 14 Komisione Parlamentare, PDK-së i takojnë tri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë, janë marrë vesh që të enjten të mbahet seanca e Kuvendit ku do të formohen 14 Komisione Parlamentare.

Nga këto 14, ajo ka bërë të ditur se është vendosur që PDK-së, si partia më e madhe opozitare, t’i takojë e drejta e udhëheqjes me tri komisione. PDK-ja do të udhëheqë me Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike, atë të mbikëqyrjes së AKI-së dhe Komisionin për Administratë Publike

Për zvogëlimin nga 16 në 14 komisione, Osmani ka thënë se duhet votim me 2/3 e deputetëve.

VV-ja do të udhëheqë me Komisionin për Buxhet e Financa, Komisionin për Punë të Brendshme dhe atë për Bujqësi.

LDK-ja do të udhëheqë me Komisionin për Integrime Evropiane, atë për Legjislacion dhe Komisionin për Arsim.

AAK-ja do të udhëheqë me Komisionin për Punë të Jashtme dhe atë për Shëndetësi.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik do të udhëhiqet nga Nisma, ndërsa Lista Serbe do të udhëheqë Komisionin për të drejtat e komuniteteve. 6+ do të udhëheqë me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur e Peticione.