Pas braktisjes së seancës së 3 shkurtit, në kohën kur u votua Qeveria e re, Partia Demokratike e Kosovës ka bojkotuar edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pasi u hoq fotografia e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e kryeparlamentares Vjosa Osmani, raporton KTV.
Këtë bojkotim të PDK-së, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cilëson të panevojshëm, ngase thotë se fotografia vetëm është zhvendosur brenda zyrës.
Megjithatë, pa pjesëmarrjen e PDK-së, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që legjislatura e 7-të e Kuvendit t’i ketë 14 komisione parlamentare.
Por, për ndarjen e tyre do të pritet deri të hënën, pasi që Kuvendi do të ketë edhe disa deputetë të rinj, meqë disa kanë marrë poste në ekzekutiv.
Kryeparlamentarja Osmani ka thënë se i takon Qeverisë se a do ta bëjë zgjatjen buxhetore, apo do të sjellë në rend dite projektligjin për buxhetin e vitit 2020.
-
Pa PDK-në, Kryesia e Kuvendit vendos se do të jenë 14 komisione parlamentare
-
Pa PDK-në, Kryesia e Kuvendit ndan komisionet parlamentare
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, PDK-ja thotë se e bojkotoi për shkak të Osmanit
-
Zvogëlohet numri i komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të tyre
-
PDK, Osmanit: S’po e bojkotojmë Kuvendin, por ty – ktheji fotot e Thaçit e të Jasharit në vendin e vet