Arbëri

“Të diskriminuara edhe në punësim”

Diskriminimi i grave në punësim, është tema e kësaj jave në “Kohën Ditore”, edicioni i së dielës.

Mbi 80 % e grave me moshë pune janë joaktive, derisa diskriminimi fillon qysh në intervistën e punës.

Për temën shkruan edhe zëvendëskryeredaktorja e “Kohës Ditore”, Valbona Mehmeti, ndërsa në intervistë flet Shqipe Gjocaj, njohëse e çështjeve gjinore.

“Qyteti i Konsullatave” është titulli i reportazhit, që tregon historikun e përfaqësive diplomatike në Prizren, gjatë fundshekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Për referendumin në Turqi dhe fenomenin e liderëve që gradualisht shkojnë drejt autokracisë, mund të lexoni në shkrimin “Autokratët e Demokracive”.

Nga faqet e kulturës, veçohet edhe profili i tenorit Faik Hondozi, dhe këshillat që i kishte marrë nga Placido Domingo.

Ndërsa, në kosovarçe, këtë javë mësoni për rrugëtimin e Beteja Hasanit, nga një azilkërkuese në një menaxhere të suksesshme në një kompani me shtrirje globale.

Për historikun e shkollës së parë shqipe në Ferizaj dhe diskutimet për rrënimin e saj, mund të mësoni në rubrikën Monument.

Nga sporti, mësoni më shumë për basketbollisten 16-vjeçare, Besjana Martinaj, e cila qysh tani ka fituar 2 tituj dhe dy kupa të Kosovës.

Gjithashtu, edhe personazhe të tjera nga vendi bota, këshilla për shëndet, trendët e modës, enigmatikë e lajme nga teknologjia, i gjeni në mbi 80 faqe të “Kohës Ditore”.


“Të diskriminuara edhe në punësim” by kohanet