Arbëri

Të dielën nis numërimi i votave me postë

Numërimi i votave me postë do të nisë të dielën në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

KQZ-ja i ka pranuar votat nga jashtë në periudhën nga 15 shtatori e deri më 15 tetor.

KQZ-ja ka aprovuar 9,610 pako me fletëvotime të ardhura nga jashtë, derisa ka refuzuar 1,324 nga gjithsej 10.934 fletëvotime të pranuara.