Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten mbrëma ka njoftuar se ka nisur numërimin e votave me postë.
“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”, ka thënë KQZ-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve me postë është rreth 105 mijë.
Deri tash janë numëruar edhe 34 nga 47 vendvotimet në përfaqësi diplomatike.
Gjithashtu kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 60 vendvotime në Prishtinë.
Sipas rezultateve aktuale, LVV-ja i ka 50 ulëse, PDK-ja 23, LDK-ja 19 e AAK-ja 8.