Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të burgosurit në Smrekonicë punojnë çdo ditë jashtë burgut

Kjo është Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku aktualisht janë 137 të burgosur.

E 10 prej tyre, për çdo ditë pune, janë jashtë këtyre hapësirave.

Ndonëse janë në vuajtje të dënimit në Burgun e hapur të Smrekonicës, ata aktualisht janë edhe duke punuar jashtë këtij institucioni, çdo ditë pune, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 16:00, në kompani të ndryshme private, raporton emisioni SOT në KTV.

E njëri prej tyre është G. Batalli, 63 vjeç, i cili që nga fillimi, kur Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) filloi së zbatuari Udhëzimin Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës, ka gjetur punë në kompaninë “Renelual Tahiri”, ku ushtron pozitën e zëvendësmenaxherit.

Batalli për KTV-në thotë se kjo i ka ndihmuar t’i kalojë më lehtë ditët e vështira si i burgosur.

Edhe Shtatë të dënuar nisin punën jashtë institucionit korrektues Arbëri Shtatë të dënuar nisin punën jashtë institucionit korrektues

Ferid Xhoxhaj, menaxher në “Renelual Tahiri”, thotë se ndihet mirë që i ka ofruar një mundësi të tillë një personi i cili është i privuar nga liria.

Ai thotë se po të mundte, do të bënte edhe më shumë për të burgosurit.

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Xhevdet Maçastena, thotë se për dallim nga burgjet e tjera, vetëm ata e kanë të drejtën të punësojnë të burgosur nëpër kompani të ndryshme.

Ai thotë se kjo qendër është e tipit të hapur dhe të burgosurit kanë më shumë liri sesa qendrat e tjera korrektuese të Kosovës.

Maçastena thotë se 10 të burgosurit e punësuar dalin nga burgu pa shoqëri të askujt dhe kthehen sërish për të kaluar pasditen dhe mbrëmjen në qeli.

Edhe Dy ikje nga burgjet brenda një jave LAJMET E MBRËMJES Dy ikje nga burgjet brenda një jave

Ai tregon se jo të gjithë të burgosurit mund të përfitojnë nga e drejta për punësim. Sipas tij, fillimisht kontrollohen historiku, sjelljet dhe detajet e tjera të të burgosurve e më pas, merret vendimi për punë.

Zyrtarët e burgjeve thonë se ky është një pilot-projekt, i cili ka synim të zgjerohet edhe nëpër qendra të tjera, sikurse Burgu i Femrave në Lipjan.