Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të akuzuarve në Hagë u mundësohet votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka pranuar aplikimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë nga Haga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KQZ-ja ka thënë se aplikimet e tyre janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar.