Festim Tasholli nga organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor” ka thënë se veprimet e profesorit Bekim Bejta janë të kamotshme. Ai ka thënë se prej vitesh ka pasur ankesa kundër tij, por që nuk janë marrë masa serioze për ta ndaluar.
Në “Konfront” të KTV-së ka theksuar se masat që janë marrë kundër profesorit deri tash kanë qenë qesharake.
“Veprimet e profesorit Bejta nuk janë të tashme, janë të kamotshme. Kemi marrë ankesa të shumta edhe më parë nga studentë, i kemi adresuar në organet kompetente, edhe me rektorin e kaluar dhe të tanishëm, kemi ngritur çështjen e fundit të këtij profesori. Arsyeja pse mendojmë që ky profesor po vazhdon me veprime të njëjta, janë masat qesharake që janë shqiptuar atij nga Këshilli i Etikës i UP-së”.
Tasholli ka treguar cilat kanë qenë masat që profesori Bejta ka marrë nga Këshilli i Etikës i UP-së.
“Një në 2018, 2019, 2022 dhe ky i fundit që është nxjerrë tash. Kur I sheh vendimet që I ka marrë këshilli të lë me kuptu që atij I është dhënë një hapësirë që të veprojë prapë. Vendimi i 2018-s është pushim i procedurës disiplinore. Vendimi i 2019-s është vërejtje me shkrim dhe vendimi i 2022-s është masë ndëshkuese mohim në përfshirjen në monitorimin e temave të diplomës. Këto janë vendime qesharake. Kjo mund të shpie që në të ardhmen të përsëriten veprime të tilla sepse janë masa të lehta”.
Edhe
APK: Rektori i UP-së dhe dekani i Juridikut në konflikt interesi gjatë sanksionimit të Hasanit
Tasholli ka thënë se ankesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Arsyeja e protestës është që deri tash jemi munduar të gjejmë zgjidhje të ndryshme për të mos i vënë studentët në rrugë apo bojkotim të ligjëratave, por kemi hasur në vesh të shurdhër. Thirrja për protestë ka pasur reflektim nga rektorati”.
-
Rexhaj: Premtimet në arsim sipërfaqësore, vërehet se s’e kanë përnjëmend
-
Protestojnë asistentët e Mjekësisë: Rektorati po i lë katedrat pa profesorë
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
ORCA me aksion simbolik kundër avancimit të një profesoreshe në UP