Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tash e 17 vjet bashkëjetojnë me mbeturinat

Në fshatin Doberllug të komunës së Vushtrrisë në një parcelë komunale është krijuar një deponi e mbeturinave tash e 17 vjet.

Banorët thonë se në këtë parcelë që nga paslufta janë hedhur mbeturina nga të gjitha fshatrat dhe qyteti i Vushtrrisë. Për banorët e këtij fshati jetesa është bërë shumë e vështirë për shkak të kundërmimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për KosovaPress, banorët e kësaj lagje kanë thënë se kjo deponi vetëm një herë është pastruar edhe atë me vetiniciative të banorëve.

Ndërsa, Komuna si zgjedhje për largim të këtyre mbeturinave e ka parë dhënien në shfrytëzim të kësaj parcele, e cila qe gjashtë muaj ka një pronar.

Shemsi Xhaferi, banor në fshatin Doberllug ka thënë se në këtë parcelë rregullisht bëhet bartja e mbeturinave prej të gjitha fshatrave dhe qytetit të Vushtrrisë.

Ai tha se të gjithë banojnë afër dhe se kanë frikë nga ndonjë helmin për shkak të erës së rëndë.

“Kjo deponi e mbeturinave është prej masë luftës, rregullisht kështu është bartja prej të gjitha fshatrave, qyteti, këtu vjen një erë shumë e rëndë. Ne të gjithë banojmë afër këtu dhe po kemi probleme afër shtëpive erërat. Komuna si komunë kurrë nuk ka ndërmarrë kurrgjë edhe që kemi bërë shumë ankesa e të gjitha, deri më sot kurrgjë. Po shihni edhe vetë, po frikohemi për ndonjë helmim i fëmijëve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se vetëm një herë është pastruar me iniciativë të vetë banorëve, por që as atëherë nuk kanë arritur të largojnë të gjitha mbeturinat.

“Një herë e kemi pastruar me iniciativën e fshatit, kemi bërë pagesa, kemi pastruar deri diku, jo aq shumë se jo. Komuna ka qenë dy, tri herë, kanë qenë edhe KFOR-i një herë a dy, kanë thënë do ta pastrojmë shumë shpejt por edhe ajo veç fjalë. Fjalë ka boll, punë nuk ka kurrgjë. Po shihni edhe ju vetë çka me thënë tmerr. As në kohë, s’po di qysh me u shprehë”, tha ai.

Si shqetësuese, banori Shemsi Xhaferi, e sheh faktin se andej kalojnë fëmijët, të cilët gjatë verës ruajnë bagëtitë në afërsi të kësaj parcele.

“Ka fëmijë shumë, ka fëmijë që i ruajnë bagëtitë, sidomos në kohën e verës, pushimeve. Ne komplet shkojmë këndej këtu e kemi rrugën që shkon prej arave që e punojmë bujqësinë, patatet e këto, duhet ndonjë maskë me marrë për me kaluar e sidomos verës erërat janë shumë të mëdha”, tha ai.

Kurse, Bekim Gerguri, banor i fshatit, tha se qysh para luftës kjo parcel ka filluae të bëhet deponi e mbeturinave, por që nga lufta e këndej është në këtë gjendje.

“Kjo është prej para luftës, ka filluar me u bë deponi e mbeturinave, prej luftës e këndej është në këtë gjendje qysh pe sheh edhe vetë, që fshati ku po doket këtej, çfarë bërlloku këtu. Nuk mundemi me kalua këtej veç najë maskë me pas ngjitur se ndryshe nuk mundesh me dal”, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se disa herë kanë dërguar kërkesë në komunë që e njëjta deponi të largohet, por që përveç fjalëve se do të dalin dhe ta largojnë nuk kanë bërë diçka tjetër. Në të njëjtën kohë ai tha se sidomos gjatë verës kundërmon shumë.

“Po qysh nuk është e dëmshme, krejt fëmijët vijnë këtu me bagëti, i lëshojnë verës deri tek Sitnica i dërgojnë, ata këtej kalojnë. Ka këtu miza, mushkonja, të mbysin s’mundesh me kaluar prej tyre”, tha ai.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Vushtrrisë, Sami Istrefi, tha se komuna ka marrë disa iniciativa për ta pastruar atë lokacion, por që asnjëherë nuk kanë arritur të kenë sukses.

“Them të drejtën pronën apo lokacionin për të cilin ju përmendët kemi të bëjmë me një pronë e cila është pronë komunale dhe për faktin aty që nga pas lufta deri më sot në forma të ndryshme, qytetarë të ndryshëm kanë hedhur mbeturina të ma të ndryshmet, duke përfshirë të gjitha llojet e mbeturinave të ngurta, duke pasur parasysh edhe të djegies gjatë luftës, shkatërrimi gjatë luftës që është bërë dhe të gjitha ato hedhurina janë derdhur aty. Komuna ka marrë iniciativë shumë herë që të pastrojë atë lokacion, por që asnjëherë nuk ka mundur të ketë sukses dhe ta ketë një pamje ndryshe për faktin se aty banorët ose disa qytetarë të pandërgjegjshëmhedhin mbeturina natën dhe si pasoj edhe policia edhe inspekcioni duke vu edhe gjoba të ndryshme, por që nuk kanë rezultuar që të kemi sukses”, tha ai.

Drejtori Istrefi tha se pas analizave që i kanë bërë si qeveri komunale kanë ardhur në përfundim që të njëjtën pronë ta jep në shfrytëzim. .

“Kemi zhvilluar të gjitha proceduar ligjore dhe ajo pronë tani ka një shfrytëzues, i cili një qytetarë e ka marrë në shfrytëzim dhe i njëjti obligohet që të gjitha ato hedhurina t’i largoj prej nga aty. Këtij qytetari i është dhënë që 6 muaj, e kemi pajisur me kontratë, ka nënshkruar kontratë me drejtorinë për urbanizëm dhe ky e ka një afat i cili do t’i largoj të gjitha ato hedhurina dhe e njëjta pronë do të destinohet për kultivimin e kulturave bujqësore dhe në asnjë formë tjetër. Prandaj, kjo gjendje në të cilën është sot vërtetëështë tmerruese, për faktin se kemi hedhje të mbeturinave të ma të ndryshmeve, por që tani është një shpresë që ky shfrytëzues i cili ka marrë në shfrytëzim këtë parcelë nga komuna do ta pastrojë të tërën dhe të njëjtën do ta kthejë në pronë e cila do të bëjë kultivimin e kulturave bujqësore”, tha ai.

Shfrytëzuesi i parcelës ka afat kohorë deri në tetor të këtij viti që të bëjë largimin e mbeturinave, që për Drejtorin e Urbanizmit nuk është periudhë e gjatë duke marrë parasysh mbeturinat të cilat janë aty.

“Brenda këtij viti, deri në tetor të gjitha, kjo parcelë do të kthehet komplet ta ketë një pamje tjetër dhe të përgatitet për mbjelljen e kulturave bujqësore. Nuk ështëperiudhë e gjatë duke pasur parasysh hedhurinat të cilat kanë qenë aty, jo vetëm në atë lokacion rruga e cila shpien në lumin Sitnica, e cila diku mbi 10 hektarë të cilën pjesë e largimit të atyre hedhurinave dhe vërtetëështë me tonelata të tëra që priten të largohen. Prandaj, është shumë vështirë që brenda një kohe shumë të shkurtë të mund të largohen”, tha ai.

KosovaPress ka tentuar që ta mësojë emrin e shfrytëzuesit të parcelës dhe të kontaktojë më të rreth asaj se kur planifikon që të bëjë pastrimin e kësaj deponie, por që nuk ka arritur.