Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tanini: Riintegrimi i të kthyerve, thelbësor për të ardhmen e Kosovës

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, njëherësh kreu i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka bërë thirrje për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të kthyerve në Kosovë.

Reagimi i Taninit ka ardhur pas mospajtimeve të qytetarëve të Gjakovës me rastin e kthimit në këtë qytet të një shtetaseje serbe, në qershor të këtij viti.

KOHA pati raportuar se Shoqata e Familjarëve të të Zhdukurve kishte paralajmëruar, se nëse Komuna e Gjakovës nuk vepron për ta larguar atë, do ta nxjerrin me dhunë nga banesa.

Ndërkohë, të premten UNMIK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Tanini u ka bërë thirrje institucioneve qendrore dhe lokale, që të ofrojnë një mjedis të sigurt për të gjithë të kthyerit në Kosovë.

“Lehtësimi i kthimit të sigurt, dinjitoz dhe të qëndrueshëm, dhe riintegrimi i të gjithë të kthyerve është thelbësor për të siguruar të ardhmen e Kosovës si një shoqëri demokratike, multi-etnike, e themeluar mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është jetike për avancimin e ndërtimit më të gjerë të besimit ndër-komunitar dhe përpjekjeve të pajtimit ”, ka thënë Tanin.

 

Artikuj të ngjashëm