Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, ka deklaruar sot se Strategjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian ka dëshmuar se dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës janë parakusht për aspirimin e Kosovës për t’u bërë anëtar e BE-ë, transmeton Koha.net.
Tanin, i cili me video link nga Prishtina u lidh me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ka vlerësuar se në Prishtinë ka mendime të ndryshme për Strategjinë porse shumica liderëve e kanë theksuar rëndësinë e saj.
Ai ka tërhequr vërejtjen pse nuk ka pasur zhvillim dialogu tash e një vit ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Tanin, siç përcjell FoNet, ka thënë se nuk janë zbatuar disa marrëveshje dhe këtu ai e ka përmendur Asociacionin e Komunave serbe.
Ai nuk është pajtuar me përpjekjen për shfuqizimin Speciales, formimin saj në vitin 2015 e ka quajtur arritje të madhe të Kosovës dhe ka kërkuar që Kosova t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare .
Në fund Tanin e ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thirrur për ruajtje të paqes dhe ka kërkuar të verifikohet identiteti i vrasësve të tij.
-
Shefi i UNMIK-ut u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv
-
Tanin: Bashkësia ndërkombëtare pret që liderët e rinj të sigurojnë heqjen e pengesave për dialog
-
Tanin: Kosova dhe Serbia të zbusin qëndrimet për vazhdimin e dialogut
-
Tanin në KS të OKB-së: Çështje e Ushtrisë duhet të trajtohet me kujdesin më të madh të mundshëm
-
Tanin në KS të OKB-së: Nevojitet nivel i ri i angazhimit për ndryshime në qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës