Taksa ndaj mallrave me origjinë nga Serbia është shndërruar në kartën kryesore të partive politike për mbledhjen e votave.
Masa, e cila u bë shkaktare të bllokohet dialogu, futi përçarje brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe AKR, i cili ndau rrugët, shkruan Koha Ditore.
Tani asnjëra prej tyre nuk ka premtuar heqjen e taksës, edhe pse vetëm disa javë më parë shpërndanin ide për suspendimin e saj. Nga propozimi se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, PDK-ja tani thotë se duhet të mbetet kjo masë.
Edhe LDK-ja, e cila i bënte thirrje Qeverisë të reflektojë karshi kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, i ka dhënë mbështetje vazhdimit të kësaj mase.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se taksa po shërben për përfitime të poenëve politikë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Mblidhet PDK-ja, s’e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja për shkak të taksës
-
LDK-ja, kundër propozimit të Kurtit, e ftoi PDK-në për rezolutë të përbashkët rreth taksës
-
Selmanaj thotë se AAK-ja u frikësua të nxjerrë rezolutë për taksën
-
Opozita kundërshton planin e Kurtit për largimin e taksës
-
AAK-ja me pankarta në mbrojtje të taksës