Vizitat e kosovarëve drejt Shqipërisë dhe të shtetasve shqiptarë në Kosovë, kanë vazhduar me ritmin njëjtë edhe pas zhvillimeve të fundit për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit.
Numri i personave të cilët kanë hyrë dhe dalë në dy pikëkalimet kufitare të dy shteteve, është i njëjtë në tre muajt e kaluar.
Sipas statistikave të policisë kufitare, sikurse në janar, kur numri i tyre ishte 133 mijë, i njëjtë mbetet edhe në muajin mars. Për tre muaj të plotë, numri i hyrje-daljeve në Shqipëri ka arritur në mbi një milion, raporton KTV.
Qytetarët nuk e kundërshtojnë kategorikisht pagesën, por kërkojnë taksa të arsyeshme.
Por, ka të tjerë që thonë se taksa do t’ua reduktojë vizitat në bregdetin shqiptar.
As qytetarët e Shqipërisë në pjesën veriore, nuk e pritën mirë vendimin e qeverisë për tarifën rrugore.
Edhe
Në Shqipëri propozohet subvencionimi i taksës së Rrugës së Kombit për turistët kosovarë
Protestat e dhunshme dhe arrestimet, shtynë vendimin për tre muaj. Ai pritet të nisë të aplikohet pikërisht në kohën e pushimeve, kur fluksi i lëvizjes është më i lartë.
Pritet që tarifa të jetë pak më e ulët sesa u propozua në fillim, 5 euro për vetura dhe 10 për autobusë e kamionë.