E plotësuar: Takohen Thaçi e Vuçiqi
Ka nisur takimi kokë më kokë i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, nën lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijanqiç, ka thënë se takimi është duke vazhduar, derisa ka postuar në Twitter fotografitë nga ky takim.

Thaçi e Vuçiqi nisin takimet e ndara me Mogherinin në Bruksel
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka takuar ndaras presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Më pas, do të ketë një takim të përbashkët në kuadër të vazhdimit të dialogut të nivelit të lartë.
Edhe
BE-ja planifikon takim të nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”
Ky është takimi i parë i këtij niveli për këtë vit.
Të dy presidentët kanë qëndruar paraprakisht në SHBA.
Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.