Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, janë duke zhvilluar takim.
Grupi Koha mëson se takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.
Sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti prapë u deklarua optimist se do të arrihet një marrëveshje koalicioni me LDK-në.
Kujtojmë se është posti i presidentit të Kosovës ai që po mbanë këto dy parti të betonuara.
Gjithashtu, vlen të theksohet se pas ngërçit në negociatat VV-LDK, diplomatët ndërkombëtarë kanë kërkuar të respektohet rendi i gjërave pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Më të drejtpërdrejtë kanë qenë dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët kanë thënë se primare është themelimi i Qeverisë, raporton Koha.net.
Edhe
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën
Deputetët gjermanë, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), dje kanë takuar Isa Mustafën, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Schmidt ka qenë më i drejtpërdrejtë kur është pyetur nëse presidenti paraqet problem në arritjen e koalicionit.
“Tani nuk është koha të merret vendimi për zgjedhjen e presidentit, por të krijohet Qeveria”, ka thënë Schmidt, derisa Beyer ia ka konfirmuar duke shtuar: “saktësisht”.