Derisa ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca dhe presidenti Hashim Thaçi mbajtën takim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj, në praninë e mediave, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po e mbajnë të mbyllur.
Vjosa Osmani ka lejuar të bëhen fotografi nga takimi, derisa KTV-ja raporton se takimi do të jetë i mbyllur.
Gjithashtu, edhe takimi i Cakajt me kryeministrin Kurti që nisë në orën 12:30, do të jetë i mbyllur dhe do të lejohen vetëm pamje.
{gallery}