Arbëri

Cakaj në takim me Thaçin: Shqipëria e gatshme të nisë punën për zhbërjen e kufirit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vijuar takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Cakaj, tha se “Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik”.

“Jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit. Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, tha ai, raporton KTV.

Ministri Cakaj në dy takimet e deritashme, atë me Glauk Konjufcën dhe me presidentin Thaçi ka folur për avancimin e programit për ambasada të përbashkëta.

"Është e rëndësishme të krijojmë një platformë të përbashkët politike. Bashkëpunimi deri tash ka qenë intensiv, por duhet të jetë maksimal”, tha Cakaj.