Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë.
Tahiri tha se si pasojë e ndryshimeve të mandatit të EULEX-it në gjyqësor të cilat kanë hyrë në fuqi më 14 qershor të këtij viti, ndryshimi i këtij projektligjit është esencial.
“Duke qenë se gjyqtarëve ndërkombëtar u ka përfunduar mandati, ndryshimet në strukturën që i parasheh ky ligj janë të domosdoshme për të garantuar vazhdimësinë e punës pas largimit të gjyqtarëve ndërkombëtar. Theksoj se për shkak të kompetencës ekskluzive të kësaj gjykate në çështjet që ndërlidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, puna e kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit, si dhe bartja e mjeteve të mbetura në buxhetin e Kosovës, rrjedhimisht çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë“, tha ai, raporton kp.
Sipas tij, ky projektligj është një dëshmi konkrete se institucionet e Kosovës kanë kapacitet për të udhëhequr vet punën në këtë gjykatë.
Ai shtojë se janë rreth 21.300 lënë të regjistruara që mbajnë peng qindra miliona euro para këto që punëtorëve u takon 20 %, kreditorëve dhe mbi të gjitha të buxhetit të Kosovës.
-
Delegacioni i PE-së njoftohet rreth reformave në Drejtësi
-
Ministri Tahiri: Miratimi nesër i ligjeve, jetik për reformat në drejtësi e sundim të ligjit
-
MD-ja do riorganizimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pas përfundimit të Misionit të EULEX-it
-
Sipas ministrit Tahiri, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar nga sot ka adresë
-
Tahiri: Sundimi i Ligjit po merr qasjen dhe drejtimin e duhur