Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke komentuar shkurt situatën aktuale politike në vend, lidhur me vonesën e arritjes së marrëveshjes për koalicion mes VV-LDK, thotë se “po fillon një epokë e re politike”.
Këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit në opinion se është përafruar shumë marrëveshja për koalicion mes këtyre dy partive.
“Jemi në fundin e një epoke 20 vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë”, shkruan Tahiri në facebook.
Tahiri, tutje shkruan se “Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodh tani në nivel qendror”.
“Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019”, përfundon Tahiri.
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri
-
Tahiri arrin koalicion me LVV-në në Vushtrri, LDK-ja s'e aprovon
-
Xhaferi: Është rezultati më i mirë për LDK-në në Vushtrri që nga 2002-a
-
LDK-ja rikandidon Xhafer Tahirin për kryetar të Vushtrrisë
-
Prishet koalicioni LDK-VV në Vushtrri, LDK-ja qeveris e vetme