Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se ata janë duke u angazhuar që ta rrezojnë Qeverinë.
Ai në një deklarim për mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka theksuar se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kosova nuk do të ketë avantazh për shkak të masave të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Sipas tij në procesin e dialogut Serbia është në avantazh.
“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e SHBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”.
Sipas tij, Kurti në dialog është treguar shumë jotransparent. “Kurti në këtë proces e karakterizon një mostransparencë. Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe ne e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie. Efektin si rezultat të këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha ai.
-
Tahiri: Opozita të angazhohet ta bëjë një qeveri pa Kurtin
-
Tahiri: Kurti po e lë Kosovën pa asnjë projekt të tij
-
Opozita thotë se s’ka transparencë për dialogun, s’pret të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga Kurti
-
Tahiri: Serbia s’ka nevojë të angazhohet për përjashtim të Kosovës, këtë po e bën Kurti
-
Tahiri: Kurti e ka shkelur filozofinë e tij politike që t’ia arrijë qëllimit