Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri për Muratin: Qeveria po e pranon publikisht dështimin me investime kapitale

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, sa i përket mbështetjes ekonomike të vendit nga ana e Qeverisë.

Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria po e pranon publikisht dështimin me investime kapitale.

“Raporti i Thesarit të shtetit i kundërshton tabelat exel të Ministrit Murati. Ministri po e pranon që nuk ka investime kapitale, e pa investime nuk ka zhvillimi ekonomik. Jo vetëm opozita, e gjithë Kosova po e sheh paaftësinë e Qeverisë, e cila ka realizuar ZERO projekte kapitale për 6 muajt e parë të vitit 2022”, ka shkruar Xhaferi.

Ish-kryetari i Vushtrrisë ka parafrazuar pjesën ku Murati në deklaratën e tij ka thënë se edhe investimet kapitale do të bëhen, duke e pyetur ministrin se kur do të nisin këto investime.

“Kur do të bëhen ministër pasi që norma e inflacionit ka thyer çdo rekord, kriza ka prekur secilin qytetarë në secilën pore te jetës. Jeni ministër, madje ministër i zerove. Ushtroje funksionon tënd”, ka pyetur ai.

Ai më tej ka renditur pikat në të cilat sipas tij, katër ministri të qeverisë aktuale nuk kanë realizuar investime kapitale.

“Nga 53 milionë euro për armatim e pajisje për ushtri, kjo Qeveri i ka shpenzuar vetëm pak mbi 2 milionë, edhe ky është fakt. Nga 5 milionë euro për çerdhe, 0 euro janë shpenzuar, asnjë çerdhe nuk është filluar të ndërtohet këtë vit, e lëre më të përfundohet. 150 projekte kapitale nuk kanë filluar fare në Ministri të infrastrukturës. Mbi 40 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Arsimit. Mbi 100 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Kulturës”, ka thënë ai.

Edhe LDK-ja dhe AAK-ja akuzojnë Qeverinë se po e përdor veriun për t’i mbuluar dështimet në investime Arbëri LDK-ja dhe AAK-ja akuzojnë Qeverinë se po e përdor veriun për t’i mbuluar dështimet në investime

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se pagesat nga buxheti i shtetit për periudhën e parë 6-mujore të këtij viti, janë 1 miliard e 38 milionë euro, më e larta ndonjëherë.