Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri për ekonominë: Qeveri, vepro ose shko

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur alarmante gjendjen e bizneseve të vogla në vend. Ai ka thënë se Qeveria Kurti ose duhet të veprojë ose të dorëhiqet.

Tahiri ka thënë se Kosova po shkon drejt rritjes së papunësisë e rritjes së varfërisë.

“Alarmante, kolapsi i ekonomisë së vogël! Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes’ së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit. Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, Qeveria Kurti “me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën”.

“Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit. Qeveri, vepro ose shko!” ka përfunduar Tahiri reagimin e tij.

Artikuj të ngjashëm