Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për mediumin kroat “Veçernji List” ku ka përmendur mundësinë e një lufte të re në Ballkan.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se këto deklarata të Kurtit janë thjeshtë për zhvendosje të vëmendjes nga problemet reale me të cilat po përballet Kosova.
“Është e pabesueshme se në çfarë gjendje mendore, mund ta them lirisht, po operon kryeministri jonë. Në Kosovë ne kemi prezencën e NATO-s dhe fuqive më të mëdha që realisht garantojnë sovranitetin e shtetit tonë. Kjo nuk është asgjë tjetër pos një tentim që kryeministri jonë ta zhvendosë vëmendjen prej problemeve jashtëzakonisht të mëdha që Qeveria i ka e po tregohet e paaftë me i trajtu”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se një nga problemet është çështja e migrimit, që është shndërruar në problem të madh, më pas çështja e energjisë, më pas edhe grevës e shëndetësisë.
“Kryeministri me deklarata të tilla po mundohet me tërheq vëmendjen e qytetarëve tanë, të cilët me pagat që i kanë po e kanë të vështirë të përballojnë muajin. Këto deklarata janë vetëm tentim për të tërheqje të vëmendjes prej telasheve e problemeve reale që ka Kosova”, tha Tahiri.
-
Tahiri: Kurti të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane
-
Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat
-
Tahiri: Kurti i shkaktoi Kosovës plagën më të madhe që dikush ka mundur ta paramendojë
-
Tahiri: Në Kosovë sot perspektivë kanë vetëm familjarët e këtyre që janë në pushtet
-
Tahiri: Deklaratat e Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë, kalkulime të liga