Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se si Qeveri e Kosovës kanë pesë objektiva për sistemin e drejtësisë, duke folur nga përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale, proces që do të fillojë së shpejti dhe mund të kërkohet edhe ndryshime kushtetuese.
Pjesë e kësaj është edhe rishikimi i fushës penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, legjislacioni për gjyqësorin dhe prokurorinë, si dhe kodifikimi i legjislacionit të fushës civile.
“Gjatë tre muajve të ardhshëm do të sjelli në Kuvend dy aktet të fushës penale, përkatësisht plotësim ndryshimet e kodin penal dhe në kodin e procedurës penale, por do të sjellim edhe ligjet tjera që mundësojnë luftim më efikas të korrupsionit”, tha ai, transmeton kp.
Sipas tij, objektivi i dytë është përmirësimi i kornizës ligjore në bashkëpunim juridik ndërkombëtar për çështjet penale dhe civile, pastaj administrimi më efikas i sistemit të ekzekutimit të sanksioneve penale, funksionalizimi i Institutit të Mjekësisë Familjare dhe mekanizmat e mjekësisë transicionale, si dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale për funksionim më efikas të sistemit të drejtësisë, ku shumë shpejt do marrë masa që do të ndikojnë në sqarimin e mandatit të avokaturës shtetërore.
-
Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit
-
Tahiri: Raporti i Progresit vlerëson arritjet në politikat e drejtësisë
-
Tahiri thotë se legjislacioni mundëson luftë më të ashpër kundër korrupsionit
-
Tahiri: Reformat do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial
-
Tahiri: Kodi Civil, hap vendimtar në reformat e drejtësisë