Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka udhëtuar në Paris për të marrë pjesë në Komitetin për barazi dhe jodiskriminik në kuadër të Këshillit të Evropës e po ashtu ka thënë se do të ketë takime në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill.
Tahiri në postimin në Facebook ka cekur dy momente me rëndësi këto javë.
“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, ka shkruar Tahiri.
-
Tahiri: Anëtarësimi në KiE s’ndërlidhet me Asociacionin, Qeveria të mos e dëmtojë Kosovën
-
Tahiri thotë se trendi tregon që Kosova do të marrë votë pro në Asamblenë e KiE-së
-
Aleanca fton deputetët në Kuvend: Kosova na thërret
-
Aleanca bën thirrje që të votohet ndryshimi i Ligjit për Speciale edhe në lexim të dytë
-
Tahiri: Ta thërrasim mendjen e përgjegjësinë për Ligjin për Specialen