Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Kurti po e rrezikon sigurinë e vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon e sigurinë e vendit me veprimet e fundit, derisa tha se në këtë periudhë askush nuk do të donte të ishte kryeministër.

Tahiri tha në Konfrontin e KTV-së të enjten se veprimet e Kurtit janë kryeneçe dhe në naive ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa shtoi se heshtja e KFOR-it për kidnapimin e policëve është e padrejtë.

“Heshtja e bashkësisë është e padrejtë për shkak se nuk duhet shumë shkencë me e pa në temën që po flasim, për kidnapinim, që këta tre janë kidnapuar me një vendim publik të Vuçiqit...Veprimi i kryeministrit bie ndesh me sigurinë kombëtare. Është naive dhe kryeneçe, deri dje kemi thënë ne jemi sovranë, e mbajmë njësinë speciale, e tani kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, NATO, që na të ndihmojnë për lirimin. Heshtja është e padrejtë, mirëpo qasja jonë është totalisht e pamatur dhe eksperimentale”, tha Tahri.

Ai shtoi se Kurti është futur në një rrugë qorre, që sipas deputetit opozitar, nuk e di se nga kush po këshillohet kryeministri.

“Sot askush s’do të jetë kryeministër pasi situata nuk është e mirë. Rruga që kemi hyrë është qorre, nuk e di më kë këshillohen, e di si merren vendimet, mirëpo ajo që shoh është që Kosovën e shoh në një ballafaqim me shtetet që na kanë ndihmuar. Nuk mund të sillemi në këtë formë dhe të redukutojmë sovranitetin në një oborr të një komune”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm