Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar dialogun Kosovë – Serbi për ta zhvendosur vëmendjen publike nga problemet e brendshme.
Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale “përmes taktizimit në dialog, thjesht e zëvendësoi një populizëm opozitar me një populizëm qeveritar”.
Ai ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, “Kurti do ta bëjë taktikën e radhës”.
“Për më shumë se dy vjet, Kryeministri Kurti ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme. Kjo qeveri në emër të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe sovranitetit në komunat veriore, prodhoi efektin e kundërt nga ky synim dhe proklamim, i bëri subjekt ndërkombëtar zgjedhjet lokale si dhe vet funksionimin operativ të institucionit policor. Si për secilin shtet të konsoliduar, është e ditur që fuqia e vërtetë e një vendi në rrafshin e jashtëm, qoftë rajonal ose ndërkombëtar, qëndron pikërisht në logjikën e kundërt nga logjika e kësaj qeverie. Nuk mund të kesh pozicion të fortë përfaqësues dhe dialogues, kur nuk keni qeverisje efikase dhe zhvillimore. Kjo qeveri dhe udhëheqësi i saj, për më shumë se dy vjet, përmes taktizimit arriti ta prish koncensusin perëndimor për epilogun përfundimtar dhe dinamikën e dialogut. Serbia doli përfituese dhe arriti të shmang sanksionet, dhe nga një agjendë madhore me interes strategjik, arriti të vendos në tavolinë temat si zgjedhjet, depërshkallëzimi, sekuencimi. Serbia pra përfitoi nga polarizimi i opinionit ndërkombëtar. Kjo qeveri përmes taktizimit në dialog, thjesht, e zëvendësoi një populizëm opozitar me një populizëm qeveritar. 14 shtatori është taktika e tij e radhës!” – ka shkruar Tahiri në Facebook.
-
Tahiri: Kurti dështoi, Kosova u bë pikë e zezë me sanksione
-
Tahiri: Kurti e ka shkelur filozofinë e tij politike që t’ia arrijë qëllimit
-
Tahiri: Kurti është bërë humorist, e ka humbur fuqinë politike
-
Tahiri: Po angazhohemi për rrëzimin e Qeverisë Kurti
-
Tahiri: VV-ja kurrë më në jetë s’i merr 50% të votave