Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri komenton fjalimin e Kurtit: S’duhet të prishet festa

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se lëshimi i sallës nga opozita në momentin kur kryeministri i vendit nisi të lavdëronte veten, nuk është ngjarje që duhet të prishë ndjenjën festive.

Në një deklaratë pasi lëshuan sallën, Tahiri ka thënë se “u pa qartë që fjalimi i kryeministrit Albin Kurti ishte raportim i punëve të kryera apo mos kryera”.

“Ishte e momentit... një ngjarje që meriton respekt edhe pse nisi me 15 minuta vonesë. Nuk ishte e planifikuar”, ka thënë Tahiri.