Pjesëtari i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës, deputeti Besnik Tahiri, ka thënë se votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës përveç deputetëve të disa vendeve skeptike, e kanë paralajmëruar edhe disa deputetë nga Italia.
Në një lidhje direkte nga Strasburgu, Tahiri është shprehur i bindur se votimi i së martës do të kalojë.
“Për pak minuta do të nisë debati për anëtarësimin e Kosovës në sesionin e veçantë, ku do të diskutohet raporti i raportueses për Kosovën. Deri më tani i gjithë procesi ka shkuar në favor të Kosovës, votimi në Komitetin Politik ka qenë me 2/3 në favor të raportit të saj, ndërsa të gjitha amendamentet e delegacionit të Serbisë janë votuar kundër. E dimë se disa vende janë skeptike, votën kundër e kanë paralajmëruar deputetët nga Spanja, disa deputetë nga Hungaria, por edhe disa deputetë nga Italia. E dimë se delegacioni turk ka ardhur në përbërje të plotë, po ashtu ai gjerman e francez, të cilët kanë qenë mbështetës”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se edhe disa prej deputetëve ukrainas do të votojnë pro Kosovës, teksa disa të tjerë nuk do të marrin pjesë në votim.
-
Tahiri: Anëtarësimi në KiE s’ndërlidhet me Asociacionin, Qeveria të mos e dëmtojë Kosovën
-
Tahiri thotë se trendi tregon që Kosova do të marrë votë pro në Asamblenë e KiE-së
-
Tahiri: Votat për anëtarësim në KiE ekzistojnë moti, prej kohës tonë
-
Tahiri: AAK-ja do të jetë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë, votojmë kundër
-
AAK-ja pret që Kuvendi të konstituohet: Kosova ka humbur shumë