Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri dhe Gashi sot marrin detyrën e ministrave

Dy ministrat e ri, Abelard Tahiri dhe Kujtim Gashi, sot pranojnë detyrat si ministër i Drejtësisë dhe i Kulturës.

Ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha, sot i dorëzon detyrën, ministrit të porsazgjedhur, Abelard Tahirit.

Pranim-dorëzimi i detyrës bëhet sot në orën 13:00 në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërkaq, edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot në kabinetin e saj në orën 14:00 i dorëzon zyrtarisht detyrën ministrit të ri, Kujtim Gashi.