Çështja e dorëzimit të avionëve luftarakë MIG-29 në Ukrainë ka nxitur një diskutim të gjerë se si të zbatohet një vendim i tillë, pa u përfshirë drejtpërdrejt anëtarët e NATO-s.
Sipas medias gjermane “Tagesschau”, një nga opsionet është që avionët të transferohen në Kosovë e më pas nga aty në Ukrainë, transmeton KOHA.net.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha sot se çdo vendim për dërgimin e armëve sulmuese në Ukrainë duhet të merret unanimisht nga anëtarët e NATO-s.

"Polonia nuk është palë në këtë luftë, e as NATO-ja. Një vendim kaq serioz si dorëzimi i avionëve duhet të jetë unanim dhe të miratohet pa mëdyshje nga të gjithë anëtarët e aleancës ushtarako-politike", tha Morawiecki.
Fillimisht, Polonia propozoi që aeroplanët e saj MIG-29 t’ia dorëzojë SHBA-së e më pas nga aty t’i dorëzohen Ukrainës, por Shtëpia e Bardhë e refuzoi këtë, pasi vlerësoi se kjo do të nënkuptonte “shpallje luftë Rusisë”, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Megjithatë, sipas “Tagesschau”, po shqyrtohet edhe mundësia e rilyerjes së avionëve në bazën amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe transferimi i tyre në një vend që nuk është anëtar i NATO-s apo i Bashkimit Evropian. Pastaj ushtarët ukrainas do të mund t'i transferojnë ata në Ukrainë.
Edhe
Polonia do t’i dërgojë Ukrainës aeroplanë MiG-29
Sipas gazetës gjermane, ende nuk është vendosur për asnjë shtet, por Kosova konsiderohet si një nga opsionet e mundshme.
Posted by Koha.net on Wednesday, March 9, 2022