Që nga paslufta, puna e Ndërmarrjes Banesore është përcjellë me mungesë transparence dhe llogaridhënie.
Rrjedhimisht edhe besimi i qytetarëve për të rezulton i ulët nga një anketim i organizatës joqeveritare “Developing Together”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i saj, Driton Tafallari, në një intervistë për “Koha Ditore”, ka thënë se asetet që posedon kjo ndërmarrje janë burim i vazhdueshëm i përplasjeve.
Për këtë shkak, ai thotë se Komuna urgjentisht duhet ta bëjë regjistrimin e pasurisë së ndërmarrjes. Tafallari thotë se zyrtarët e lartë të NPB-së në hulumtimin e tyre nuk kanë hezituar ta thonë haptas se nga cili subjekt janë deleguar aty.
Për këtë shkak, ai thotë se duhet ndryshuar baza ligjore, në mënyrë që kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes të zgjidhet direkt nga kryetari. Gjithashtu, ai ka thënë se duhet shqyrtuar mundësia që ndërmarrjet publike të bashkohen në një ombrellë, për funksionalitet dhe menaxhim më të mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
VV-ja do seancë të jashtëzakonshme për “skandalet në NPB”
-
Vetëvendosje e PSD vazhdojnë përplasjen për NPB-në, qëndrime të kundërta rreth vendimit të MZHE-së
-
Ndërmarrja e interesit
-
Vetëvendosje në Prishtinë akuzon kampin tjetër se po dëshiron ta kapë NPB-në
-
Asamblistët e VV-së përplasen me të larguarit për punësime në Ndërmarrjen Publike Banesore