Ish- kryetari i Serbisë dhe kryetar SDS-së, Boris Tadiq, deklaroi se “është e qartë se prania e delegacioni serb të shfaqur në Mitrovicë, nuk ishte e miratuar nga pala kosovare dhe që pralajmërimi për formimin e AKS nga ana e përfaqësuesve serbë në Kosovë është lëndim i mendjes së shëndoshë”.
Në një deklaratë me shkrim, Tadiq theksoi se ngjarja e së hënës “s’ishte tjetër veç pasojë e shfaqjeve të tilla, që kanë ndodhur edhe më parë”.
Ai në shkrimin e tij akuzoi kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, për rolin e tij “prej marketingu medial që paraqesin rrejshëm si një person që kujdeset për fatin e kombit dhe garantues i paqes, që, mjerisht, po përkrahet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, por që nuk duhet harruar se kështu kishin vepruar edhe me Millosheviqin, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit”, transmeton RTK.
Tadiq, më tej, sqaron taktikën e veprimit të kryetarit serb, Vuçiq, i cili “me taktikën e ndezjes së zjarreve dhe konflikteve nacionaliste”, ka për qëllim të ofrojë kombin përreth vetes, duke krijuar figurën e ‘udhëheqësit shpëtimtar’, duke rrënuar qytetërimin serb dhe shumë shpejt mund të djegë interesin kombëtar serb edhe në Kosovë, si dhe mundësinë e zhvillimit ekonomik.”
Më tej, duke vlerësuar ngjarjen e së hënës në Mitrovicë, Tadiq shtoi se delegacioni serb ka shkuar në Kosovë me gjithë vërejtjet nga pala kosovare se çfarë mund të ishin pasojat dhe pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që ka legalizuar këtë procedurë edhe në veri të Kosovës.
Sipas tij, Marko Gjuriq, dhe përfaqësuesit e ashtuquajtur “Lista Serbe” në Kosovë, morën vullnetarisht rolet në atë shfaqje teatrale, ndonëse ishte e ditur që shkuarja atje ishte e ndaluar nga pala kosovare.
Edhe
Tadiq: AKS në kuadër të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës
Tadiq ndër të tjera theksoi se paralajmërimi për krijimin e AKS-së në mënyrë të njëanshme, pa praninë dhe miratimin e Prishtinës zyrtare lëndon mendjen e shëndosh te secili njeri.
Ai sqaroi se në marrëveshjen e Brukselit u miratua sistemi juridik i Kosovës në gjithë territorin e saj si shtet i pavarur dhe, rrjedhimisht, ky asociacion nuk do të mund të krijohet jashtë atij sistemi juridik”.