Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Gresa Caka – Nimani ka taktuar të hënën shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog.
Në një njoftim të gjykatës thuhet se ‘temë e diskutimit të përbashkët ndër të tjera ishin roli dhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese në proceset e zhvillimit demokratik të vendit, rëndësia e zbatimit të vendimeve të gjykatave të çdo niveli, si dhe nevoja për të përvetësuar përvojën dhe praktikat më të mira të vendeve evropiane në lëmin e gjyqësisë kushtetuese”.
Shefi i Zyrës së BE-së Szunyog sipas njoftimit të gjykatës ka konfirmuar se ofrimi i asistencës për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit mbetet prioritet për Bashkimin Evropian.