Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Szunyog i befasuar me vendimin për ulje të pagave të prokurorëve e gjyqtarëve

Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, ka thënë se është i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të reduktuar në mënyrë të dukshme pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Szunyog ka thënë se financimi adekuat dhe pavarësia e gjyqësorit është gurthemel i sistemit të drejtësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës ka vendosur që t’i kthejë pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendimin e Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

“Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të reduktuar në mënyrë të dukshme pagat e gjyqtarëve e prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemel i sistemit të drejtësisë dhe kërkesa fundamentale të procesit të integrimit evropian”, ka shkruar Szunyog në Twitter.